Koreja e Jugut ka shënuar rritje të rasteve me COVID-19, duke regjistruar 197 të infektuar të hënën dhe mbi 279 të dielën.
Ky është numri më i madh që tejkalon 200 raste që nga muaji mars, raportoi Yonhap news. Shumica e rasteve të reja janë të transmetuara lokalisht. Rastet e përgjithshme të Koresë së Jugut janë rritur në 15.515, ku Seuli dhe zonat fqinje janë më të prekurat.
Me sfidat që janë në rritje me menaxhimin e COVID-19, autoritetet e Koresë së Jugut kanë ngritur masa për distancimin social në Seul dhe zonat fqinje nga një pikë në nivelin 2 në sistemin me tri nivele për dy javë duke filluar nga e diela.
Duke i nxitur njerëzit në kryeqytet të shmangin mbledhjet e panevojshme, zëvendësministri i Shëndetësisë i vendit Kim Ganglip tha: “Infeksione të reja në zonë mund të ndodhin në çdo kohë dhe kudo”.
Beteja e Koresë së Jugut kundër koronavirusit ka qenë të zbatojë rreptësisht masat e distancimit social. Deri më tani, vendi ka shmangur imponimin e izolimit të plotë.
Shumë nga rastet e reja janë zbuluar në kishën Sarang Jeil në lagjen veriore të Seongbuk. Të paktën 319 raste janë të lidhura me kishën.
Më herët, së paku 5.214 raste janë të lidhura me Shincheonji, një grup i vogël fetar në qytetin juglindor Daegu.
Ndërkohë, forcat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut (USFK) në një deklaratë sot theksuan se pesë nga anëtarët e shërbimit të saj kanë rezultuar pozitivë në COVID-19 pasi arritën në Korenë e Jugut midis 1 dhe 15 gushtit.
Me pesë rastet e reja, numri i rasteve në mesin e personelit në USFK është ngjitur në të paktën 103. Në njoftimin e fundit të USFK-së thuhej se më pak se 1 për qind e anëtarëve të shërbimit aktiv në USFK aktualisht janë konfirmuar pozitivë me koronavirusin. SHBA ka vendosur të paktën 28.500 trupa të saj në Korenë e Jugut që nga lufta koreane 1950-53.


