Koreja e Jugut rekord rastesh me COVID-19, nuk ndodhte që prej muajit mars

Mos i humb

Koreja e Jugut po përjeton një bum rastesh të reja Me koronavirus, ku më 24 orët e fundit janë regjistruar 441 të infektuar. Kjo është hera e parë që prej muajit mars, ku ishin 486, që nuk regjistrohej një shifër kaq e lartë.

Sipas ‘Korea Centers for Disease Control and Prevention’ numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 18706, ku vatra të reja burimesh janë kthyer kishat në Seul.

Që prej ditës së sotme parlamenti i Koresë së Jugut është karantinë pas infektimit me koronavirus të një gazetari. Më herët, Koreja e Jugut është lavdëruar për kontrollimin efektiv të përhapjes së koronavirusit, kryesisht përmes testimit masiv dhe gjurmimit të kontakteve.

Virusi COVID-19, ka prekur mbi 24 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 826,000 kanë humbur jetën dhe mbi 15.8 milionë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit