“Koreja e Veriut do të mbajë paradën ushtarake frikësuese”

Mos i humb

Sipas Koresë së Jugut, ekziston një “mundësi e lartë” që Koreja e Veriut të mobilizojë një numër të madh trupash dhe shumicën e armëve të saj në një shfaqje ushtarake në fillim të muajit të ardhshëm në një fushë aeroplanësh në Pyongyang.

Ministri i Bashkimit i Koresë së Jugut, Cho Myoung-gyon, në adresimin e tij në një forum të mbajtur në Seul, tha se pritet që parada e 8 shtatorit në fushën e aeroplanëve mund të jetë “frikësuese”.

“Publiku dhe komuniteti ndërkombëtar ndoshta ka shqetësime të mëdha, por përpjekjet e qeverisë për t’i bërë lojërat olimpike PyeongChang një ‘Olimpiadë të Paqes’ dhe pjesëmarrja e Veriut në lojërat (mund të lehtësojë shqetësimet e tilla)”, u citua nga agjencia e lajme Yonhap të ketë thënë ministri Cho.

Koreja e Jugut është duke monitoruar zhvillimet pasi të dy Koretë janë duke formuar një ekip olimpik të unifikuar për herë të parë pas bisedimeve të përparimit të bashkëpunimit këtë muaj.

Mirëpo, Koreja e Veriut duket e vendosur për të shënuar përvjetorin e 70-të të ushtrisë së saj në prag të Olimpiadës PyeongChang.

Pyongyang-u ka kërkuar që Koreja e Jugut të anulojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA-të këtë pranverë, gjë të cilën aleatët tashmë janë dakorduar për të shtyrë ushtrimet deri pas olimpiadës në muajin mars.

Perspektiva e paradave ushtarake provokative dhe stërvitjet do të shuajnë shpresën se Lojërat Olimpike Dimërore mund të sjellin një përmirësim të qëndrueshëm në lidhjet ndër-koreane, siç tha ministri Cho, “është një mendim realist se një cikël vicioz i provokimeve të përsëritura dhe sanksioneve mund të kthehen së shpejti.”/Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit