Koreja e Veriut jep indikacione se mund të heq dorë nga armët bërthamore

Mos i humb

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të mbajnë një samit të përbashkët në kufirin mes të dy vendeve muajin e ardhshëm, sipas zyrtarëve në Seul.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zyra e presidentit të Koresë së Jugut tha gjithashtu se kombet kishin rënë dakord të ngrinin një linjë telefonike mes liderëve të tyre.

Chung Eui-yong, drejtori i sigurimit kombëtar presidencial i Jugut, citohet të ketë thënë se Pheniani gjithashtu e bëri të qartë se nuk do të duhej të mbante armët e saj bërthamore nëse kërcënimet ushtarake kundër vendit do të zgjidheshin dhe ai mori një garanci të besueshme të sigurisë.

Këto komente kanë ardhur disa orë pasi një delegacion i Koresë së Jugut, i udhëhequr nga Z. Chung u kthye nga një vizitë në veri, ku takuan udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit