Koreja e Veriut shkatërron poligonin e testimeve bërthamore

Mos i humb

Koreja e Veriut ka njoftuar se ka shkatërruar “plotësisht” ambientet e përdorura për testimet bërthamore.

Agjencia Yonhap, sipas lajmit të saj të bazuar në agjencinë e lajmeve koreano-veriore KCNA, thekson se Instituti i Kërkimeve Bërthamore ka njoftuar se janë shkatërruar të gjitha tunelet dhe janë mbyllur hyrjet në Punggye-ri.

Në lajm gjithashtu bëhet e ditur se krahas tuneleve të testimeve bërthamore janë shkatërruar edhe disa ambiente dhe pika të vrojtimit.

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut ishte njoftuar se në datat 23-25 maj do të shpërthehen tunelet në poligonin e testeve bërthamore në verilindje të shtetit, do të evakuohen objektet e mbikëqyrjes dhe të hulumtimeve dhe se trupat e gardës do të tërhiqen nga rajoni.

Për të ndjekur procesin e shkatërrimit ishin ftuar edhe gazetarë të huaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut, Rusia dhe Britania./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit