Koreja e Veriut zvogëlon numrin e fluturimeve në Pekin

Mos i humb

Kompania e vetme e cila realizon fluturime mes Koresë së Veriut dhe Kinës, zvogëlon numrin e fluturimeve mes këtyre dy shteteve.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, një zyrtar nga kompania ajrore Koryo ka bërë të ditur se numri i fluturimeve Pyongyang-Pekin, i cili më parë ishte 3, tani është zbritur në 2.

Duke bërë të ditur se programi për dy fluturime në javë do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt, zyrtari ka njoftuar se fluturimet mes Pyongyangit dhe qytetit Xinhyang të Kinës, të cilat ishin pezulluar në muajin dhjetor, do të rifillojnë gjatë këtij muaji.

China Airlines, e cila ishte kompania tjetër që realizonte fluturime mes Pyongyangit dhe Pekinit, në muajin nëntor kishte pezulluar fluturimet, duke treguar si arsyetim mungesën e kërkesave për fluturime të tilla./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit