Koronavirus dëmton ndjeshëm ekonominë e eurozonës

Mos i humb

Ekonomia e Eurozonës është tkurrur me ritmin më të shpejtë në çerekun e parë të këtij viti, teksa pandemia me koronavirus ka shtyrë shumë shtete të izolohen.

Vlerësimi i parë i prodhimit të brendshëm bruto në periudhën janar-mars, ka treguar tkurrje prej 3.8 për qind, një performancë kjo më e keqe se sa gjatë krizës financiare.

Të dhënat e publikuara për secilin shtet kanë treguar rënie të madhe të aktivitetit ekonomik në Francë dhe Spanjë në këtë periudhë kohore.

Në Gjermani, papunësia është rritur, ndonëse shifrat janë relativisht të ulta në krahasim me shtete të tjera. Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se ekonomia e tyre është duke u përballur me tkurrjen më të madhe për më shumë se një dekadë pasi shkalla vjetore e bruto-prodhimit të brendshëm ka rënë për 4.8 për qind.

Franca, ka shënuar një rënie prej 5.8 për qindësh të produktit të brendshëm bruto, rënia më e madhe kjo që kur regjistrimi i të dhënave ka nisur në 1949. Dy ekonomitë e tjera të mëdha, Spanja, ka njohur një kontraktim prej 5.1 për qindësh ndërsa Italia 4.7 për qind. Shifra për eurozonën në tërësi është më e moderuar por mbetet sidoqoftë e rëndë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit