Rritet numri i të vdekurve nga COVID-19 në Iran

Mos i humb

Në një deklaratë të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 63 vdekje dhe 1.006 raste të reja me COVID-19.

“Numri i vdekjeve ka arritur në 6.091 ndërsa numri i rasteve në 95.646, prej të cilëve 2.899 që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 76.318”, tha Jahanpour.

Ai shtoi se deri më sot se në vend janë bërë 475.023 teste për COVID-19.

Kufizimet mund të hiqen për 116 rajone

Zv/ministri i Shëndetësisë së Iranit, Iraj Harirchi tha se pandemia është vënë nën kontroll në 116 rajone nga 434 sa ka Irani.

Ai tha se mund të hiqen kufizimet në këto rajone të emërtuara si “zonat e bardha” në të cilat një kohë të gjatë nuk janë shënuar raste me COVID-19. Harirchi thekson se “të dielën do të merret vendimi nëse do të lejohen apo jo aktivitetet fetare, kulturore dhe sportive në ‘zonat e bardha'”.

Ndërkohë sipas të dhënave të Universitetit të Shkencave Shëndetësore “Mazenderan”, dje kanë fillur të rriten sërish rastet të cilat prej një muaji kishin hyrë në procesin e rënies në rajonin Mazenderan i cili ndodhet në veri të vendit. Më tej thuhet se numri i rasteve të reja ka tejkaluar numrin e të sëmurëve të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit