Koronavirusi në Austri/ Në janar, nis vaksinimi masiv

Mos i humb

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

Sipas tij, të parët do të vaksinohen të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe punonjësit shëndetësorë. Shteti me gati 9 milionë banorë do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian që ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit.

“Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 përqind të popullsisë”, tha Anschober, duke shtuar se fushata mund të kushtojë rreth 200 milionë euro. ndërkohë Clemens Martin Auer, që koordinon përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Austrisë ndaj pandemisë u shpreh se vaksinat për grupet jo të rrezikuara, do të jenë të disponueshme rreth muajit prill.

Autoritetet austriake regjistruan të martën, 4,377 raste pozitive, një shifër në rënie kjo krahasuar me gati 6.000 raste që ishte shtatë ditë më pare. Ky shtet ka pasur një prej shifrave më të larta të të infektuarve për kokë në nivel botëror. Gjatë nëntorit, në Austri hynë në fuqi kufizime të reja që përfshijnë mbylljen e bareve, restoranteve, hoteleve, e janë ndaluar edhe organizimet sportive dhe ato kulturore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit