Rastet e koronavirusit në Fushë-Bulqizë, infektohen dy mësues

Mos i humb

Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Fushe-Bulqizë.Bëhet me dije se dy mësues të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.Kujtojmë se më herët 5 mësues të një gjimnazi në Bulqizë rezultuan gjithashtu pozitiv me Covid-19.

Vendi ynë vijon të shënoj një bilanc të rëndë me raste të reja dhe humbje jete si pasojë e virusit vdekjeprurës.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 2505 testime të kryera 744 qytetarë rezultuan pozitivë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit humbën jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit