Koronavirusi në Itali, porti i Durrësit forcon masat, mjeku i karantinës: Asnjë pasagjer i dyshuar deri më tani

Mos i humb

Në një kohë kur shteti fqinj, Italia po përballet me koronavirusin, ku deri më tani 2 persona kanë humbur jetën, autoritetet portuale në Durrës kanë forcuar masat.

Mësohet se në portin e Durrësit është rritur gatishmëria për kontrollet, ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 446 pasagjerë të nisura nga bari janë ankoruar në vendin tonë. Në lidhje me situatën në fjalë, mjeku përgjegjës i karantinës se portit, Indrit Kalaja deklaroi se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

“Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Muajt e fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi.”, tha mjeku Kalaja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit