Shqipëri, konferencë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Mos i humb

Në Shqipëri është mbajtur konferenca ndërkombëtare mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) me temë: “Një kontinent, një e ardhme: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, me fokus çështjet e integrimit evropian, (AA).

Në fjalën e tij në hapje të konferencës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se refuzimi për hapjen e negociatave në tetorin e vit të kaluar erdhi si rezultat i luftës së brendshme të BE-së që sipas tij u materializua në debate e mosmarrëveshje nisur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe me zgjerimin.

“Është legjitime të shohësh dhe kuptosh se disa prej vendeve themeluese të BE-së, si Franca kanë shqetësimet dhe mendimet e tyre ndryshe lidhur me mënyrën e funksionimit të BE-së. Është e kuptueshme që edhe se përpiqemi për t’u bërë pjesë e kësaj shtëpie të përbashkët ata që e kanë shtëpinë ndërkohë kanë të drejtë të thonë se nuk mund të funksionojë më mirë kjo shtëpi”, u shpreh Rama.

Një gjë është dëshpëruese, pasi janë thënë të gjitha bëhet shumë shqetësues se edhe pse mbeten grindje të brendshme, arsyet se pse ndodhi ky refuzim, nuk ka një mënyrë të drejtpërdrejt dhe shumë prej arsyeve fshihen pas disa përfundimeve mjaft stereotipike apo pas një mesazhi të formuluar stereotipik, i cili është fyes për vendin. Ç’ka nënkupton se nuk ka dyshime se Shqipëria apo çdo vend tjetër në këtë fazë të integrimit nuk janë aspak vende që nuk ka problem”, tha Rama.

Sipas tij, negociatat për anëtarësim janë bërë për të ndihmuar vendet që të përmirësohen në këto drejtime e për t’i ofruar çdo vendi një udhërrëfyes për hapat e shtetformimit.

“Do të doja të thoja që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi Macron ka një qëndrim që është shumë i hapur i drejtpërdrejt dhe brutal. Lajmi i mirë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë disa ndryshime në metodologji, që në fakt duket se janë të mira, qoftë për vendet dhe komisionin dhe unionin dhe ndoshta do ta bëjnë procesin më të qartë dhe shumë më të drejtë”, tha Rama.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama tha: “Në të gjithë këtë situatë të paqartë për ne, ajo që ndodhi në konferencën e donatorëve ishte një lehtësim i madh, e jashtëzakonshme. Pavarësisht formaliteteve, hapjes ose jo të negociatave ne do të ecim në të njëjtën rrugë. Shengeni rajonal, jemi tregje të vogla dhe nuk mund të rrimë brenda përmasës së vogël. Kjo e bën integrimin në BE shumë më të plotë dhe më të lehtë, pasi nga ajo që kuptoj nga metodologjia, vendet do të maten jo vetëm me atë që bëjnë së brendshmi, por edhe me atë si sillen rreth tyre”.

Të pranishëm në këtë konferencë organizuar nën kujdesin e disa organizatave të shoqërisë civile kombëtare dhe ndërkombëtare ishin deputetë të Parlamentit Evropian (PE), përfaqësues të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë, ministra etj.

Konferenca kishte në fokus trajtimin e çështjet kryesore që lidhen me sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat përballen vendet e rajonit në procesin e integrimit evropian ndërsa pjesë e saj ishin disa panele diskutimi me zyrtarë, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit