Koronavirusi shkaktoi gati 300,000 vdekje shtesë në SHBA

Mos i humb

U qëllua me armë zjarri, kush është 43-vjeçari që mbeti i vrarë në Shkodër

Zbulohet identiteti i 43-vjeçari që u vra me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ai është Ridvan Ramazani.

Përfituese edhe Shqipëria/ Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina jonë deri në 90% efektive, mund të ruhet në një frigorifer normal

“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt...

Rusia regjistron mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 25.173 raste të reja...

“A mund të reduktojnë aftësinë e njerëzve për të përhapur virusin?”, ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e...

Ekspertja kryesore e vaksinave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se agjencia duhet të vlerësojë vaksinat e koronavirusit dhe reagimet e tyre...

Pandemia e koronavirusit ka rezultuar me rreth 299,000 vdekje më shumë në Shtetet e Bashkuara, që nga fundi i janarit.

Sipas një studimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dy të tretat e vdekjeve shtesë i atribuohen koronavirusit dhe pjesa tjetër shkaqeve të tjera.

Hulumtuesit i krahasuan normat e vdekjeve me periudhën 2015-2019 dhe zbuluan se nga 26 janari i këtij viti deri më 3 tetor, kanë vdekur 299,028 njerëz më shumë seç pritej.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vlerësojnë se numri real i viktimave nga koronavirusi mund të jetë më i lartë, për shkak të mungesës së testimit dhe diagnostikimit.

Raporti thekson se ka pasur edhe viktima indirekte nga koronavirusi “për shkak të mungesës së qasjes në kujdesin shëndetësor”.

Po sipas raportit, vdekjet shtesë në mesin e hispanikëve janë rritur për 53.6 për qind, në mesin e afrikano-amerikanëve për 32.9 për qind, në mesin e aziatikëve për 36.6 për qind dhe në mesin e të bardhëve për 11.9 për qind.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 8.2 milionë njerëz të infektuar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Bukëvale në Shtëpi – Ideale Për Një Darkë të Ngrohtë, të Shijshme

E ëmbël apo e kripur, bukëvalja mbetet përherë një nga gatimet më të hershme e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare.

A Duhet Ngrënë Banane Me Stomak Bosh – Përgjigjet

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se...

Facebook do të vë në qarkullim kriptovalutën e saj

Facebook dhe partnerët e saj po përgatiten të lëshojnë kriptovalutën qysh në janar të vitit të ardhshëm, raportoi Financial Times të premten,...

Situata në Afrikë/ Mbi 2,15 milionë raste me COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë.

Kërkesat e avokatëve/ Haxhia: Do të reagojmë nëse nuk merren parasysh

Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e...