Kortezhi i Demaçit niset drejt varrezave të Velanisë

Mos i humb

Kortezhi i Adem Demaçit, tashmë është nisur drejt varrezave të Velanisë, ku në orën 12:00 pritet të varroset në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Adem Demaçi, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ndërsa, në përkujdesen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në sheshin e Prishtinës është mbajtur ceremoni përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së veprimtarit Adem Demaçi.

Ceremonia ka filluar me intonimin e himnit shtetëror pastaj kombëtar, dhe me një minutë heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është në zi dhe bota shqiptare në pikëllim.

“Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së, pasi me qëndresën e tij u bë simbol i lirisë kombëtare. Shpirti i tij ishte më i fuqishëm se burgu jugosllavë dhe rrezatoi humanizëm”, tha presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit