Kosnett dhe Scott: Është koha për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe i dërguari i Washingtonit në Serbi, Kyle Scott  kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut dhe të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse historike. “

“Është koha që Kosova ta heq taksën dhe Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive. Është koha që Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkim Evropian si dhe të dyja palët të ë përcaktohen për paqe afatgjate.

Nëse veproni, ne jemi optimistë që ju mund të arrini një marrëveshje historike të normalizimit në vitin 2019″, theksohet në një tekst autorial të përbashkët të dy ambasadorëve të publikuar në gazetën “Zëri” të Prishtinës dhe “Politika” të Beogradit “E keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju ndihmuar që të keni sukses dhe të ndërtoni besimin e nevojshëm për ta ndërtuar dhe zbatuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse.  Para ca kohësh, Presidenti Trump iu shkroi udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës për ti nxitur të dy vendet për ta “shfrytëzuar këtë çast dhe për të treguar udhëheqje politike në marrjen e vendimeve që i marrin parasysh interesat e të dy vendeve”.

“Presidenti Trump shtoi: “Do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq nëse nuk shfrytëzohet kjo mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike”. Presidenti Trump ishte po aq i qartë edhe në fjalimin e tij gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: udhëheqësit e përgjegjshëm e kanë për detyrë t’ju shërbejnë qytetarëve të tyre.

“Ne besojmë se një marrëveshje është e mundshme dhe shpresojmë të festojmë bashkë me ju, ashtu siç e festojmë guximin e prijësve grekë dhe maqedonas. Në fakt, Presidenti Trump tashmë i ka ftuar Presidentin Vuçiq dhe Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar këtë të arritur sapo të ndodhë.  Shtetet e Bashkuara nuk e caktojnë dhe nuk do të caktojnë se si duhet të duket zgjidhja, por besojnë se duhet të jetë e zbatueshme në Kosovë dhe në Serbi dhe duhet ti kontribuojë stabilitetin afatgjatë të rajonit”.

“Iu takon prijësve dhe ekipeve të tyre për ti rifilluar bisedimet që udhëhiqen nga BE-ja për të hulumtuar çka është e mundshme dhe për të komunikuar në mënyrë të hapur me qytetarët e tyre – për të siguruar se negociatat pasqyrojnë vullnetin e popullit dhe për t’ju ndihmuar për të tejkaluar ankthin dhe dyshimin.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit