Kosova dështon përsëri në integrim europian!

Mos i humb

Raporti i fundit i progresit të Bashkimit Evropian tregon se Kosova është e pa zhvilluar dhe shumë larg integrimit evropian, kështu ka deklaruar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli sot në një konferencë për media.

Siç tha ajo Kosova vazhdon të dështoj edhe me tutje drejtë rrugës për integrim në Bashkimin Europian.

Sipas saj, në këtë raport janë deklaruar vetëm dështimet dhe ngecjet e vendit, siç janë rastet e aktakuzave të zyrtarëve politik, si dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Për dallim nga vendet e tjera drejt integrimit evropian Kosovës pou përsëriten dështimet dhe u theksua se asaj i mungon vullneti politik drejt BE. Shumë ngecje dhe dështime thelbësore, në raport theksohet për dështimet e Qeverisë. Madhësia e Qeverisë ka ndikuar në efikasitetin e punës se qeverisë si dhe përdoret për interesat e familjarëve të tyre. Rekrutime jo të bazuara ne pozita. Qytetarët nuk i besoj ë institucioneve publike në vend. Rastet e profileve të larta dhe te ndjeshme nuk raportohen në kohë. Këtë e ka rikonfirmuar raporti për vendin, ku kemi 38 aktakuza, 27 me korrupsion dhe 11 krim të organizuar, ku vetëm 9 persona janë akuzuar. Shumë pak hetime financiare, cilësia e ujit dhe ajrit mbetet shqetësuese”, u shpreh Pacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit