Oda Ekonomike e Izmirit dhe Shoqata Kosovare për Arsim kanë organizuar forumin ekonomik “Ditët e Biznesit Kosovar” e cila u ndoq nga afro 200 biznese nga Izmiri, duke treguar potencialin e fortë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Gjatë këtij organizimi OEK ka njoftuar se u zhvilluan diskutime të frytshme me komunitetin e biznesit të Izmirit, duke theksuar mundësitë për investime dhe bashkëpunim në sektorë të ndryshëm si energjia, miniera dhe prodhimi.
“Këtij diskutimi i parapriu prezantimi mbi promovimin e Kosovës dhe mundësitë që ofron vendi jonë. Në fund të forumit ekonomik në Izmir, të gjithë ranë dakord për të organizuar një vizitë të bizneseve nga Izmiri në Kosovë, duke forcuar më tej lidhjet tona dhe duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim”


