“Kosova duhet të shkojë në zgjedhje”

Mos i humb

Zgjedhjet e reja në Kosovë janë temë shumë e diskutuar kohëve të fundit.

Qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për situatën aktuale politike në vend janë diskutuar sot në vizitën e kryesisë së LDK- së në degën në Mitrovicë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK- së, Ismet Beqiri në këtë vizitë ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale i cili sipas tij ka qenë jo i dëshirueshëm, por që LDK’në në Mitrovicë e sheh të fuqishme dhe shumë të suksesshme.

Beqiri ka folur sot edhe për dialogun, korrigjimin e kufijve, formimin e Forcave të Armatosura dhe listat e fyera të veteranëve.

Beqiri po ashtu ka propozuar që vendi të shkoj ne zgjedhje, pasi sipas tij institucionet kanë humbur kredibilitetin.

“Institucionet kanë humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin për të shtyrë përpara procese tejet të rëndësishme për vendin, prandaj vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, ka thënë Beqiri.

Ai gjithashtu kërkoj mobilizim maksimal dhe punë me të gjitha strukturat, që LDK- ja të jetë fituese.

Në këtë takim mori pjesë edhe deputetja Vjosa Osmani e cila ka thënë se vendi është duke u zbrazur dhe duke u zbehur partneriteti me miqtë ndërkombëtar.

Osmani po ashtu ka thënë se Presidenti i vendit po e përkrahë ndarjen e territorit të Kosovës dhe veriun e Mitrovicës.

Strukturat e degës së LDK’së në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin e zbrazjes së qytetit të Mitrovicës prej shumë qytetarëve, prandaj kanë shprehur përkrahjen për qëndrimet e LDK-së dhe kanë kërkuar përkushtim dhe bashkëpunim maksimal për të mbrojtur kauzën për mbrojtje të shtetësisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit