Kosova e Islanda dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, ka takuar Gudlaugur Thór Thórdarson, ministër i Punëve të jashtme të Islandës, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe thellimin e bashkëpunimit me këtë vend anëtar të Zonës Schengen.

Gudlaugur Thór Thórdarson, theksoi se Islanda ka përkrahur Kosovën deri më tani, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe integrimin në organizatat ndërkombëtare, njofton kumtesa.

Siç thuhet në njoftim, Hoxha ka falënderuar ministrin islandez, Gudlaugur Thór Thórdarson, për gatishmërinë e përkrahjes së këtij vendi mik për integrim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me këtë shtet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit