Kosova e para me paga, kurse e fundit ekonomikisht

Mos i humb

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje marramendëse të pagës për vete dhe stafin e tij, nxiti reagime të shumta. Këtë vendim, Haradinaj e mori në mbledhjen e Qeverisë ku është miratuar draft raporti për 100 ditët e punës së tij.

Me këtë vendim, Haradinaj tani ka pagën më të lartë se të gjithë kryeministrat e rajonit.
Ai prin në listë, duke lënë pas kryeministrat e vendeve si Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia, shkruan Periskopi.

Njohësi i çështjeve politike, Dimal Basha në rrjetin social “Facebook” shkruan se Haradinaj ka pagën më të lartë nga kryeministrat në rajon, pavarësisht se Kosova radhitet e fundit ekonomikisht.
Lexoni të plotë krahasimin që ka bërë Dimal Basha, të cilin e ka publikuar në rrjetin social “Facebook”:

Pagat e Kryeministrave ne krahasim me GDP (Rritja Prodhimit Vendore per koke banori), nje reflektim te gjendjes ekonomike.

Kosove: paga 2950€, kurse GDP per koke banori $3,600
Kroacia: paga 2600€, kurse GDP per koke banori $12,160
Shqipëria: paga 1700€, kurse GDP per koke banori $4,125
Maqedonia: 1300€, kurse GDP per koke banori $5,237
Mali i Zi: 1130€, kurse GDP per koke banori $7,023
Serbia: 1000€, kurse GDP per koke banori $5,426
Kosova qëndron e para me paga, kurse radhitet e fundit ekonomikisht./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit