KOSOVE– Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë ka rekomanduar lehtësimin e masave kufizuese, ndërsa sot pritet vendimi i qeverisë për këtë çështje.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se ndër të tjera është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina, pa pasur nevojë për test PCR.
“Nëse i ka dikush dy vaksina ose tri mund të hyjë në Kosovë, ai që ka vetëm 1 duhet të bëjë edhe një test. Ora policore është shtyrë deri në orën 24:00, dhe fitneset do të hapen. Ndërsa në restorante, lokale, qendrave tregtare, hyrja do të kufizohet për vetëm ata që kanë marrë vaksinat”- tha ministri i Shendetesise ne Kosove


