Sot në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja për financimin e projektit “Ekonomia Digjitale në Kosovë”, në vlerë prej 20.7 milionë eurosh, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore.
Në ceremoninë e nënshkrimit u tha se ky projekt do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të vendit e posaçërisht tek gjeneratat e reja.
Ministri i Financave, Bedri Hamza theksoi se marrëveshja e digjitalizimit është projekt që çdo ditë e me tepër po fiton rëndësi, siç tha ai kjo rrugë e financimit është rruga që i nevojitet Kosovës.
“Sot së bashku me Bankën Botërore nënshkruam projektin ‘Ekonomia Digjitale në Kosovë’. Projekt mjaft i rëndësishme i cili do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës posaçërisht tek gjeneratat e reja dhe është projekt që çdo dite e me tepër po fiton rëndësi. Shuma e këtij projekti është 20.7 milionë euro dhe afati i tyre është për 20 vite. Implementues do të jetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik.Shpresoj të hapen rrugë të reja të financimit.Jam i bindur që kjo është rruga që i nevojitet Kosovës”, ka thënë ministri Hamza duke falënderuar më këtë rast Bankën Botërore për ndihmën dhe përkrahjen që po i jep Kosovës.
Ndërsa, Menaxheri i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli tha se kjo Marrëveshje është e njëjtë me atë të liberalizimit të vizave.
Sipas tij, Kosova po ecë para vendeve tjera në rajon në aspektin e digjitalizimit.
“Ky projekt është i ngjajshëm me liberalizimin e vizave ku e sjell botën në Kosovë dhe e sjell Kosovën në botë. Presim që deri në vitin 2023 fshtarat të cilat nuk janë të lidhura me këtë rrjet do të lidhen.Këtë e shohim si një komponent infastrukturor dhe e zhvillimit ekonomik për qytetarët.Në këtë ditë dhe në këtë epokë të ekonomisë digjitale nuk ka nëse nuk ka të dhëna digjitale.Prandaj e përmenda digjitalizimin me liberalizimin e vizave.Kjo marrëveshje nuk është vetëm financiare, ne jemi duke punuar që dy vite me MZHE-në.Për ne Kosova është e para që levizë në këtë rajon dhe është një e mirë pasi që Kosova është duke ecur para vendeve tjera në këtë aspekt, jemi te lumtur që jemi pjesë e kësaj”, u shpreh Mantovanelli.
Kurse, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka theksoi se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjes është edhe fillimi i bizneseve për të rinjet.
“Çdo cep i Kosovës do të këtë shpejtësi të madhe të internetit, të ndërtojmë shkathtësi që të mundësoj punësime.Kosova eksporton 300 milion prandaj ekonomia digjitale është e ardhmja e vendit. Sot më këtë marrëveshje është fillimi i bizneseve për shumicën e të rinjve.Shpresoj që Kosova do të vazhdoj në zhvillimin e ekonomisë së digjitalizimit”, ka thënë Lluka. /Kosova Post/


