Kosova regjistron 3 viktima dhe 140 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të premten, më 25 shkurt, janë regjistruar tri viktima dhe 140 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 2,060 mostrave.Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 6.79 për qind.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 370 persona janë shëruar derisa 2,763 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.8 milion doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 815,155 persona apo 45 për qind e popullsisë. Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit