Kosovarët në terr, serbët në Mitrovicën e Veriut mbajnë të ndezura edhe jashtë pajisjet me energji elektrike

Mos i humb

Një skandal është publikuar sot nga mediat kosovare, teksa qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme me pajisje me energji elektrike.

Në afërsi të shkollës teknike në këtë komunë gjendet edhe Spitali, ndërsa është vendos edhe një qendër, në të cilën po kryhen testimet për COVID-19.

Në një video të publikuar nga “Kallzo.com”, vërehet se jashtë kësaj qendre janë edhe disa pajisje, që janë të vendosura jashtë dhe të njëjtat funksionojnë me energji elektrike.

Këto pajisje janë vendosur për të ngrohur qytetarët, të cilët po presin në radhë për të kryer testimet për koronavirus.

Në këtë zonë, ku është i vendosur Spitali dhe një qendër testimi, e cila po shfrytëzon energjinë elektrike edhe jashtë, nuk paguan energji elektrike.

Në anën tjetër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatët e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Kurse, tarifa për konsumatorët shtëpiakë për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar. Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 centë, apo një rritje prej 107%. Kurse, tarifa e ultë apo energjia e konsumuar gjatë natës nga 2.89 cent është shtrenjtuar në 6 centë, një rritje prej 107%.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit