Kosovë, aktakuzë kundër 11 personave me funsione të larta zyrtare

Mos i humb

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”, ku akuzohen 11 persona me funksione të larta zyrtare në vend.

Në një njoftim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thuhet se ndër 11 personat e akuzuar janë një ministër aktual me iniciale B.B dhe një deputet aktual me iniciale Z.P., ndërsa 9 të tjerët janë ish-funksionarë në institucione të ndryshme të Kosovës, përkatësisht ish-deputet, ish-sekretarë të përgjishëm, ish-zëvendësministër, si dhe ish-kryesues të kuvendit komunal lokal.

Në njoftim poashtu bëhet e ditur se të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës në bashkëkryerje, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme”, thuhet në njoftim, duke shtuar se të pandehurit kanë mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Prokuroria Speciale thekson se në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raportet personale.

Sipas Prokurorisë Speciale, ky rast më herët ishte publikuar nga mediat publike, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta të interesit, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili siç thotë, prokuroria rezultoi me ngritjen e aktakuzës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit