Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Mos i humb

Italia shtrëngon masat kufizuese ndaj COVID-19, kryeministri Conte: S’mund të humbim kohë, të shmangim mbylljen totale

Shtimi i rasteve dy ditët e fundit dhe rekordi i djeshëm i infektimeve prej 11 mijë e 705 rastesh nga COVID-19 kanë...

Rama përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit: Ndalni grevën e ulemi diskutojmë për hallin tuaj!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit që janë në grevë, që të ndalojnë e të diskutojnë me...

“Neglizhenca më e vogël mund t’ju kushtojë jetën”, prof. Silva Bala: Drejtohuni pa vonesë në spital kur mjeku i familjes ja u rekomandon këtë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për COVID-19, ka publikuar mesazhin e...

‘Trafik droge, vjedhje me pasojë vdekje’, OFL u kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë pesë personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.

Gjatë seancës, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë këtë projektligj, sepse vetëm në këtë mënyrë, mundësohet zbatimi i fondit për ndihmë ndaj bizneseve.

“Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka në vete disa nene, të cilat e bëjnë të mundshme zbatimin e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike. Përveç 10 përqindshit nga Trusti i Kursimeve Pensionale, është edhe kapitalizimi i Fondit për garantimin e kredive deri në 100 milionë, mbulimi i kamatave për të gjitha bizneset që do të marrin kredi, mundësi që edhe fermat e vogla të marrin kredi”, tha Bajrami.

Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrah këtë projektligj, pasi sipas tyre, ligji nuk sjell përfitime për të gjitha kategoritë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se “ nëse janë në pyetje vetëm mjetet e Trustit të Kursimeve Pensionale, mund të ndryshohet Ligji për Fondet Pensionale.

“Amandamenti i këtij Ligji për Fondet Pensionale, me një nen dhe kjo punë kryhet dhe i njëjti të trajtohet në të njëjtën ditë, brenda dy seancave dhe të përfundohet. Mirëpo të thuhet se është Projektligj për rimëkëmbje ekonomike dhe faktikisht nuk ka përkrahje domethënëse, nuk them se nuk ka asgjë, por nuk ka përkrahje domethënëse, për sektorin privat për të punësuarit në sektorin privat dhe për kategoritë tjera të cilat janë në nevojë ne e kemi problem”, tha Hamza.

Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, tha se nuk është hera e parë që Lidhja Demokratike e Kosovës ka tentuar t’i fusë duart në Trust, sepse Trusti është çështja kryesore që po flitet në këtë Projektligj.

“Tashmë e kemi rastin tjetër, ku po tentohet që të hapet dera fillimisht, duke i thënë qytetarëve se do marrin nga 10 për qind të mjeteve të kursyera. Por, unë i garantoj qytetarët se kjo nuk do të përfundojë këtu. Shumë shpejtë do ndodh që prapë do të na sjellin edhe një ligj tjetër, sa herë që qeveria nuk mund të kryejë punët e veta, sikur po ndodh tani, edhe të thuhet që të i’a mundësojmë qytetarëve edhe 10 për qind, ndoshta edhe 10 për qind me ia dhënë qeverisë. Pra, vetë qeveria me i marr paratë e kursimeve”, u shpreh Murati.

Votimi i këtij projektligji do t’iu mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurove. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, t’iu ndihmojë bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Para fillimit të seancës së Kuvendit, edhe subjektet ekonomike në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda e Afarizimit të Kosovës, kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të arrijnë konsensus për legjislacionin për rimëkëmbje.

Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Covid-19 hyn në KPK, pozitiv një komisioner, pritet përgjigja e tamponit për 11 të tjerë

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar me koronavirus. Duke marrë shkas nga rasti në...

Musaka me Presh dhe Krem Qumështi – Shije Speciale

Kuzhina shqiptare është fantastike në shijet e larmishme që ofron. Receta të ëmbla dhe të kripura, shije plota e...

Jakup Krasniqi e pranon: Dy personat në arrati për 2 milionët e Thesarit janë anëtarë të Nismas

Kosova para dy ditësh është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër...

COVID-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

“Kemi 3-4 muaj sfidë”, ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi Shqiponja. Ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet. Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek...