Kosovë : Janë regjistruar 5 të vdekur dhe 85 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit.

Mos i humb

Ulet kurba e të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,993

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit