Kosovë, me 10 raste të reja rritet në 823 numri i të infektuarve me COVID-19

Mos i humb

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i të vdekurve nga ky virus mbetet ende 22, ndërsa vetëm sot janë shëruar 38 pacientë të rinj, duke e çuar në 336 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Rastet e reja të diagnostikuar me koronavirus janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër prinë Komuna e Mitrovicës.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 231 mostra të dyshimta me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti i këtij viti në këtë laborator janë testuar gjithsej 7.875 mostra.

Së fundmi, kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, njoftoi se kryeqyteti “hiqet nga karantina”, pasi sot në ditën e pestë me radhë u regjistrua asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit