Kosovë : Ndërron jetë nga covid-19 një 70-vjeçar nga Vushtrria

Mos i humb

Ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Vushtrria i cili ishte i prekur me koronavirus.

Klinika Infektive e QKUK-së, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një 70-vjeçar në këtë klinikë i cili ishte i prekur me koronavirus dhe ishte në mjekim intensiv.

Sipas njoftimit, përveç infeksionit me Covid -19, i ndjeri kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Theksojmë se me vdekjen e 70-vjeçarit nga Vushtrria numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 37 në Kosovë.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit