Kosovë, policia angazhon njësi relevante për ndalimin e vizitës së Vulin dhe Gjuriç

Mos i humb

Policia e Kosovës ka angazhuar njësi relevante policore për ndalim të vizitës së zyrtarëve serbë Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në vend.

Në një komunikatë për media nga Policia e Kosovës thuhet se “Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saj policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë Vulin dhe Gjuriç, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi”.

“Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë zyrtarëve serbë, të njëjtit kanë deklaruar se edhe përkundër vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalim të hyrjes së tyre, ata do të realizojnë vizitën e tyre të planifikuar në veri të Mitrovicës”, njofton më tej Policia.

Me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, Policia e Kosovës bën të ditur se ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatës në raport me vendimin e MPJ-së së RKS-së.

Më tej thuhet se do t’u lejohet hyrja vetëm personaliteteve të cilët do të kenë leje zyrtare të autoriteteve të shtetit të RKS-së, për të realizuar vizitat e tyre të planifikuara sipas kërkesës zyrtare.

Kujtojmë se minisri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç kanë bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë, mirëpo Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka dhënë leje për vizitat e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit