Zjarri në qendrën tregtare në Rusi, arrin në 64 numri i viktimave

Mos i humb

Numri i të vdekurve në zjarrin që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin siberian Kemerov, ka arritur në 64, njofton ministri i Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Vladimir Puçkov.

Puçkov në një paraqitje televizive tha se zjarrfikësit të hënën arritën të lokalizojnë zjarrin në qendrën tregtare katërkatëshe.

Ai theksoi se gjashtë persona ende llogariten si të zhdukur.

Mediat lokale raportojnë se dhjetëra njerëz janë plagosur nga zjarri.

Zjarri shpërtheu dje në sallën e kinemasë dhe këndin e lojërave për fëmijë në katin e fundit të qendrës tregtare “Zimnjaja Vishnja” në Kemerovë, qytet rreth 3.000 kilometra në lindje të Moskës.

Hetimet rreth përcaktimit të shkaqeve të zjarrit janë në vazhdim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit