Presidenti i vendit, Hashim Thaci i ka ftuar sot në takim në presidencë liderët e partive politike.
Përmes një njoftimi për media, nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaci i ka ftuar partitë në takim sot..
“Thaçi i fton në takim të përbashkët liderët e partive parlamentare
Prishtinë, 22 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare”, thuhet në njoftim.
Takim, ndërkaq, sot gjatë ditës ka pasur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Të dy kanë diskutuar për koalicionin e ri, tash kur Këshilli i LDK-së e ka aprovuar një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.
Në takimin e thirrur nga Presidentit Hashim Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se Kuvendi ka shpreh mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, ndaj dhe janë të gatshëm për dorëzim të emrit për mandatin e Kryeministrit.
Vendit i nevojitet një qeveri që ka kapacitete të plota dhe mandat të rregullt dhe momenti i tanishëm me të cilin po ballafaqohet Kosova me pandeminë Covid-19, nuk është e duhur të organizohen zgjedhje”.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi e ka për obligim kushtetues që t’i japë zgjidhje për krijimin e institucioneve.
“Koha që po kalojmë ndoshta edhe këtë takim do ta bënte këtë takim kuptimplotë nëse do të ishte preokupim për pandeminë. Situata e krizës është e pazakontë sepse është shkaktuar nga vet ata që do të duhej të qeverisnin”.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Thaçi është duke bërë shkelje kushtetuese me thirrjen e partive të tjera për t’u konsultuar për të formuar Qeverinë e re.
Ajo ka theksuar se VV-ja, nuk e ka refuzuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të emëruar mandatar të ri për kryeministër.


