Për shkak të orës policore në Indi pastrohet ajri dhe lumenjtë

Mos i humb

Ora policore e shpallur më 24 mars në Indi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) mundësoi uljen e ndotjes së ajrit dhe pastrimin e lumenjve.

Sipas të dhënave të Qendrës së Kërkimit të Energjisë dhe Ajrit të Pastër, shkalla e grimcave të dëmshme në ajër PM 2,5 në ditën e parë të orës policore më 25 mars, është zvogëluar për 22 për qind, ndërsa e dioksidi i azotit (NO2) për 15 për qind.

Drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës së Shkencës dhe Mjedisit në New Delhi, Anumita Roychowdhury, tha se ulja e ndotjes së ajrit ka ndodhur falë mos daljes së automjeteve në trafik, ndalimit të ndërtimtarisë dhe fabrikave.

Ajo tha se personat që jetojnë në rajonet me ndotje të lartë janë më të prekshëm gjatë pandemisë.

  • Lumenjtë janë më të pastër

Në vend planifikohet që ora policore të vazhdojë deri më 3 maj, gjë e cila ndikoi pozitivisht në kualitetin e lumenjve.

Lumi Ganga, që nga hindusët pranohet si i shenjtë, mund të shihet se është pastruar pasi përdoruesit e rrjeteve sociale publikuan fotografi.

Zyrtarët njoftuan se disa zona të lumit të gjatë 2.575 kilometra janë aq të pastërta sa mund të lahet në të.

Në Indi çdo vit humbin jetën mbi 2 milionë njerëz nga ndotja e ajrit.

Deri më tani janë infektuar 20.178 persona nga COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 645 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit