Kosovë, rritet në 35 numri i të prekurve me koronavirus

Mos i humb

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar dy raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 35.

Siç njofton IKSHPK, sot janë testuar njëzet mostra të dyshimta për virusin COVID-19, dy prej të cilave rezultuan pozitive.

Dy të infektuarit e ri janë raste kontakti, tha IKSHPK, duke shtuar se njëri është burrë 44-vjeçar me vendbanim në Petrovë, ndërsa tjetra është një grua 39-vjeçare me vendbanim në Prishtinë.

Nga data 8 mars e këtij viti në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta për virusin COVID-19 dhe 35 raste kanë rezultuar pozitive, ndër të cilët një 82-vjeçar ndërroi jetë dje.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins në Maryland, virusi COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në 167 vende dhe rajone duke infektuar mbi 350 mijë njerëz në mbarë botën. Nga ky virus po ashtu janë konfirmuar rreth 15.300 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit