Kosovë, shkon në 28 numri i të infektuarve me koronavirus

Mos i humb

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar katër raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus në vend është rritur në 28.

Sipas një njoftimi nga IKSHPK, vetëm sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 30 mostra të dyshimta për virusin COVID-19, katër prej të cilave kanë rezultuar pozitive.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, dy prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare. Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Kosovë janë testuar 447 raste të dyshuara të koronavirusit, prej të cilëve 28 kanë rezultuar pozitiv.

Qeveria e Kosovës dje mori masa parandaluese për përhapjen e këtij virusi, duke mbyllur të gjitha parqet në territorin e Kosovës nga ora 08:00 deri në ora 20:00, si dhe ka obliguar marketet që konsumatorët të mbajnë distancë prej një metër, ndërkohë lokalet janë ndaluar plotësisht të shërbejnë kafe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit