Italia raporton 793 vdekje të reja nga koronavirusi, rritje më e lartë ditore deri më tani

Mos i humb

Italia ka raportuar 793 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër e cila shënon një rekord të ri të vdekjeve ditore duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në 4.825, gjegjësisht numër më i lartë i vdekjeve në nivel global.

Shifrat e fundit të lëshuara nga Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë treguan se numri i përgjithshëm i rasteve në vend vazhdon të rritet, vetëm në 24 orët e fundit me një rritje prej 13 për qind, përkatësisht me gjithsej 42.681 raste të konfirmuara të virusit COVID-19.

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili aktualisht numëron 3.095 viktima.

Pas thirrjeve urgjente të guvernatorëve lokalë dhe kryetarëve të komunave, mbrëmë qeveria miratoi rregulla më të rrepta për të shmangur largimin e qytetarëve nga shtëpitë e tyre, shumë prej të cilëve vazhdonin të shkelin rregullat e bllokimit.

Sipas rregullave të reja, të gjitha parqet janë mbyllur dhe udhëtimi në shtëpitë e dyta të pushimeve gjatë fundjavave është ndaluar. Aktivitetet në natyrë po ashtu janë kufizuar më tej, me vrapim të lejuar vetëm afër shtëpisë.

Ushtria ka filluar me patrullimin e rrugëve në disa rajone, në përpjekje për të reduktuar shkeljet.

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 166 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të gjithat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.

Numri global i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 11 mijë. Kina, Italia, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga koronavirusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit