Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për ndryshimet në gjendjen civile, Rama batuta: Do na martojnë ministrat e Brendshëm

Mos i humb

Dy ministrat e Brendshëm, ai i Kosovës Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë Bledi Çuçi kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale për gjendjen civile.

Bledi Çuçi dhe Xhelal Sveçla, thanë se sot do të firmoset marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e gjendjes civile.

“Shkëmbimin në kohë reale të të dhënave për gjendje civile të shtetasve të cilët janë martuar.

Një shtetas i Kosovës çdo shtetas që martohet në Shqipëri do të njoftohet në kohë reale gjendja civile në Kosovë.

Kjo për t’i ndërprerë rrugën çdo manipulimi që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’ju shmangur drejtësisë.”

“Ky është një nga protokollet që do të shkëmbejmë të dhënat në kohë reale për të gjitha çështjet që mbulojnë dy qeveritë respektive.

Do kemi marrëveshje të tjera në të njëjtën.’- u shprehën dy ministrat.

Ndërkohë, nuk mundoi dhe batuta e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili pasi folën dy ministrat, tha se “Lajm i mirë që edhe martesat do të bëhen me bekimin e ministrave të Brendshëm”.

Bledi Çuçi: Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të të gjithë shkëmbimeve të të dhënave të gjendjes civile të shtetasve që janë martuar në dy shtetet, duke bërë të mundur që të shmangim çdo abuzim që mund të bëhet në gjendjen civile.

Nëse një kosovar martohet në Shqipëri, do të ketë të gjitha ndryshimet në gjendjen civile në kohë reale dhe Kosova do të lajmërohet, dhe anasjellas.

Kjo për të prerë rrugën e njerëzve që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’iu shmangur drejtësisë.

Xhelal Svelça: Të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale dhe do shkojmë drejt një data baze të përbashkët në të ardhmen. Këtë radhë zgjidhim një problematikë për fëmijët. Në të ardhmen do të ketë ndryshme të reja, që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit