Kosovë: Sot nga Zvicra kthehen 106 persona dhe vendosen në karantinë.

Mos i humb

106 persona do të kthehen sot në Kosovë. Të njëjtit ishin duke qëndruar në Zvicër, ndërsa pas kthimit menjëherë do të vendosen në karantinë për 14 ditë radhazi.

Pas kësaj, nesër do të kthehen edhe 120 kosovarë të tjerë nga Turqia, të cilët poashtu do të vendosen në karantinë.

Nga ministria e Jashtme ditë më parë u bë e ditur se janë gjithsej 2 mijë e 400 kërkesa për t’u kthyer në Kosovë, ku 600 prej tyre janë raste urgjente.

40 nga qytetarët që po qëndronin në karantinë tash e dy javë, sot pritet të largohen nga Qendra Studentore në Prishtinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit