Kosovë : Të gjithë punëtorët e KEK-ut të testuar për COVID-19 dalin negativ

Mos i humb

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se të gjithë punëtorët e testuar për COVID-19 kanë dalë negativ.

KEK tregon se është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar.

“Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID-19 me [08.06.2020], KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative (gjeni listen bashkangjitur).

Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile.

KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke i udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike.

Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit