Kostoja e energjisë dhe normat e larta të interesit të kredive “ngulfatin” bizneset

Mos i humb

Oda Ekonomike e Kosovës ka publikuar studimin “Bottleneck” me qëllim, identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. Kostoja e lartë e energjisë elektrike dhe ballafaqimi i shpeshtë me mungesë të furnizimit me energji elektrike del të jetë një nga problemet kryesore që janë identifikuar nga bizneset.

Në ketë tryezë të prezantimit të të gjeturave të këtij raporti ishin prezentë përfaqësues se Odës Ekonomike tê Kosovës, atyre të doganave, përfaqësues të MTI si dhe atyre të bizneseve.

Drejtori i OEK-ut Safet Gërxhaliu, tha se ajo çka shihet nga të gjeturat e raportit është se mungesa e funksionimit të ligjit është emëruesi i përbashkët, që sjell problemet në aktivitetin ekonomik në vend.

Sipas tij fokusimi i politikës kosovare në demarkacion, asociacion dhe liberalizim e kanë ngulfatë zhvillimin ekonomik.

“Është e vërtet se tani ka hapësirë për procese ekonomike, por vitet e fundit kanë qenë të ngarkuara me demarkacionin, asociacion dhe liberalizim, ku orientimi në këto pika e ka ngufatë zhvillimin ekonomik” tha Gerxhaliu.

Nga ana tjetër Olivera Ceni Bardiqi, përfaqësuese e Departamenti të analizave në OEK, bëri të ditura disa nga shtyllat kyqe që pengojnë të bërit biznes.

Sipas saj furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, sipas studimit shkakton humbje deri në 10 mijë euro për sektorin prodhues.

“Rajoni i Ferizajt dhe Prishtinas kanë paraqitur barrierë më të lartë sa i përket energjisë”, tha ajo duke shtuar se në ketë studim shqetësim tjetër tek bizneset mbetet edhe kostoja shtesë për transaksione bankare, si dhe norma e lartë e interesit.

Edhe përfaqësuesit e MTI-së thanë se mungesa e energjisë elektrike mbetet një nga shqetësimet kryesore e cila  në disa raste ka quar deri tek mbyllja e bizneseve prodhuese./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit