“Koston e mosveprimit në Siri e paguan populli i Idlibit”

Mos i humb

Gazeta britanike The Times në kryeartikullin e saj kushtuar zhvillimeve në Idlib ka theksuar se kalimi në veprim ushtarak ka një kosto, por se koston e mosveprimit në Siri e paguan populli i Idlibit,  (AA).

Në shkrimin e ditës së sotme të gazetës thuhet se në krizën e Sirisë, e cila ka hyrë në vitin nëntë të saj, janë prekur gjysma e 22 milionë sirianëve dhe se 6 milionë prej këtyre janë larguar nga vendi.

“Kalimi në veprim ushtarak gjithmonë ka një kosto, por Siria tregon se edhe mosveprimi ka një kosto, të cilin këtë e paguan populli i Idlibit”, theksohet në shkrimin e gazetës.

Në artikull tërhiqet vëmendja se bombardimet me të cilët po përballen ndërtesat civile në Idlib, detyrojnë popullin që të largohet nën kushte të motit të acartë. Po ashtu paralajmërohet se ndikimet e kësaj ashtu sikurse edhe të shumë krizave në rajon do të përhapen drejt Evropës.

Zhvillimet në Idlib të cilat “deri më tani kanë zhvendosur 1 milionë njerëz”, kërcënojnë gjithashtu edhe marrëveshjen mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian për refugjatët, vlerësohet ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Gjithashtu në shkrim rikujtohet edhe dënimi i bërë kundër regjimit të Sirisë nga SHBA-ja dhe se Turqia lidhur me krizën në Idlib ka kontaktuar edhe me NATO-n.

“Por, kjo nuk nënkupton se ndihma do të vijë patjetër. NATO, në vitin 2012 vendosi 6 bateri raketore në kufirin e Turqisë me Sirinë. Me kërkesë të Ankarasë këto u tërhoqën në tetor të vitit 2015”, theksohet në shkrimin e gazetës britanike The Times

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit