KPK e konfirmoi në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Marinela Osmani

Mos i humb

KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Marinela Osmanin.

Kjo e fundit ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shkurt të vitit 2021.

Gjyqtarja Osmani iu nënshtrua procesit të vetingut për tri kriteret e rivlerësimit kalimtar, përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore askohe, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit deklaroi se subjekti kishte një mungesë të ardhurash të ligjshme në masën 3.5 milionë lekë për vitet 2010-2016 si dhe probleme me pagesën e një shume prej 32,680 eurosh për blerjen e një apartamenti.

Këto probleme të pasurisë familjare të subjektit më herët janë identifikuar gjatë rivlerësimit të ish-prokurorit Gentjan Osmani, i cili është bashkëshort i gjyqtares dhe u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjyqtarja Marinela Osmani asokohe pretendoi se shkarkimi i bashkëshortit dhe i asaj për të njëjtin shkak do të përbënte masë disproporcionale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit