KQZ cakton relatorët për ankimimet e “Bindja Demokratike” dhe “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”

Mos i humb

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hodh shorti për caktimin e relatorëve që do të shqyrtojnë ankimimet e “Bindja Demokratike” dhe “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”.

Sipas shortit të hedhur në KQZ u përcaktua që relator i kërkesës ankimore nr. 34 me objekt “Korigjimin dhe kundërshtimin e vendimit nr. 170, datë 11.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” u caktua Elvin Lako.

Ndrësa për kërkesën ankimore nr. 25, me objekt “Korigjimin dhe kundërshtimin e vendimit nr. 35, datë  14.03.2023 “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” relator u caktua Ledio Braho.

Shqyrtimi paraprak i kërkesave ankimore nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillohet të hënën më 20 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit