KQZ largon nga lista e votuesve 46 mijë e 917 persona

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është bërë shqyrtimi dhe certifikimi i listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lista Përfundimtare e votuesve 2019 për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 111, 733 votues më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017, shkruan telegrafi. KQZ është kujdesur që të largojë nga listat e votuesve, personat që kanë vdekur dhe ata që nuk kanë të drejtë vote.

Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është: 46 mijë e 917.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit