Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatoi në mbledhjen e sotme kryetarët e zgjedhur në 14 maj për bashkitë Lezhë, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Krujë.
Kështu, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u mandatua për herë të tretë në krye të saj, ndërsa morën mandatet edhe Emiriana Sako në bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreu në krye të bashkisë Lezhë, Sotiraq Filo në Korçë, Ermal Dredha si kryebashkiak në Vlorë dhe Artur Bushi në bashkinë Krujë.
Po ashtu, KQZ shqyrtoi edhe projektvendimet për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat e disa bashkive, dalë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.