KQZ merr vendimin, ja kush e zëvendëson Tom Doshin në Kuvend

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur se kush do të jetë zëvendësuesi i Tom Doshit në Kuvend.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi njoftoi se ky mandat do t’i kalojë kandidates e renditur e treta në listën shumë emërore, Jetmira Rraboshta.

Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati por jo partia. Në këtë mënyrë mandati i tij shkonte për Gledis Çejkun por ky i fundit u dogj pasi nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit