Lirohen masat kufizuese, nga 1 Qershori nuk ka më maska jashtë, shkurtohet ora policore

Mos i humb

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot lehtësimin e masave anti-covid. Nga 1 Qershori të gjithë qytetarët nuk do të jenë të detyruar që të mbajnë maskat në ambientet e jashtme, ndërkohë që kjo masë mbetet në fuqi në ambientet e brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

Nga ana tjetër prej datës 1 Qershor rritet me 2 orë lejimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve në bare dhe në resorante deri në 23:00, ndërkohë që muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Situata është e kontrolluar, ekspertët mendojnë se ky kontroll ka të bëjë me zbatimin e masave, dhe efekti i vaksnimit në mënyrë të organizuar.

Komiteti ka vendosur që nga data 1 Qershor të hiqet masks në ambientet e jashtme, por do të vijojë në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik. Ora policore nga 22:00 që është do të kalojë në orën 24:00 deri në 6 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllur, ndërkohë që muzika do të vijojë të lejohet deri në 22.

Nga data 15 Qershor do të rritet numri i personave nga 10-15, nga 1 korriku në rast se situata do të mbetet e njëjtë do të shtyhet edhe një orë ora policore“- u shpreh Rakacolli.

https://fb.watch/5L7zFnScgj/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit