Krasniqi për Hotin, shembull se si nuk përfaqësohet Kosova

Mos i humb

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka kritikuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin, pas deklarimit të këtij të fundit për vizitën e tij në SHBA.

Në postmin e tij në Facebook, Krasniqi shkruan se Abdullah Hoti, nuk po dine se cka po përfaqëson në vend dhe jashtë tij. Me këtë rast ai thotë se nëse Hoti në SHBA e përfaqëson LDK-në, edhe ata të tjerët a duhet të përfaqësojnë partit politike apo Kosovën?!

Postimi i plotë:
SHEMBULL SE SI NUK PËRFAQËSOHET VENDI
Kjo që po e thotë (me fodullizem) shefi I GP të LDK-së, thënë më se buti është: mos të dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së. Nëse Avdullah Hoti në SHBA e përfaqëson LDK-në, ata të tjerët përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit, ke duhet ta përfaqësojnë? Nëse edhe ata i përfaqësojnë partitë politike? Kosovën kush duhet ta e përfaqësoi?
Partitë politike, qofshin në pozitë apo në opozitë, duhet ta përfaqësojnë vetëm e vetëm shtetin që e përfaqësojnë. Kush nuk e di ketë, ai nga politika nuk merr gjë prej gjëje vesh!
Në vazhdim deklarimi i Abdullah Hotit për vizitën e Kuvendit të Kosovës në SHBA:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit