Kremlini: Flynn nuk ishte në pozicion për të bërë kërkesa

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se takimet e ish-Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn me ish-ambasadorin e Rusisë në Washington Sergey Kislyak, nuk kanë ndikuar në hapat e ndërmarra të presidentit të Rusisë në drejtim të SHBA-ve.

Peskov në një deklaratë për mediat foli për pretendimet se Flynn, nëpërmjet Kislyak-ut ka kërkuar nga Putin që të mos i kundërpërgjigjet dëbimit të diplomatëve rusë nga SHBA-ja, në periudhën e ish-presidentit Barack Obama.

Ai vuri në dukje se vendimi për të mos iu kundërpërgjigjur hapave të ndërmarrë nga SHBA-ja kundër diplomatëve rusë, është marrë nga Putini. “Ky ishte vendim i tij. Nuk është e drejtë që ky vendim të lidhet me ndonjë kërkesë apo rekomandim nga ndonjë vend tjetër”, tha Peskov.

Më tej ai tha se askujt nuk i interesojnë informacionet të cilat Putin i merr nga ambasadorët. “Putin i merr vendimet vetëm vetë dhe çështja e vetme që merr parasysh duke i marrë këto vendime janë interesat kombëtare të Rusisë”, tha Peskov.

Në vijim zëdhënësi Peskov shtoi se Flynn nuk ishte në një pozicion ku mund të bënte kërkesa nga Kislyak dhe se nuk ka mundësi që këto kërkesa të pretenduara të arrijnë te Putin.

Më parë u tha se Flynn ka pranuar se ka gënjyer Byronë Federale të Hetimeve (FBI) lidhur me përmbajtjet e takimeve të tij me ambasadorin e Rusisë në Washington, Sergey Kislyak./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit