Kremlini lavdëron Turqinë mbi qëndrimin e saj ndaj S-400

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se janë të kënaqur nga qëndrimi i presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me blerjen e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore S-400 pavarësisht presioneve.

Peskov, në një program në televizionin Rossiya 1, vlerësoi qëndrimin e Turqisë në lidhje me blerjen e S-400.

“Në parim, numri i vendeve të pavarura dhe që mund të veprojnë në vete është shumë i vogël. Rusia dhe Turqia hyjnë në kategorinë e këtyre vendeve. Me të vërtetë ka një presion të paparë. Mirëpresim këtë qëndrim të fortë dhe të vendosur të presidentit Erdogan”, u shpreh ai.

Ai theksoi se qëndrimi i tillë do të mundësojë krijimin e dialogut në mënyrë të lirë dhe sovrane.

Ndërkohë, presidenti Erdogan, në lidhje me blerjen e sistemit S-400 nga Rusia, ishte theksuar se “Në rast se është bërë marrëveshja e një gjëje, kjo punë është kryer”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit